Rexhep Selimi paraqitet në sallën e gjyqit në Hagë

Ish-anëtarësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Ç (UÇK), Rexhep Selimi është paraqitur para Dhomave të Specializuara në Hagë. Kjo është paraqitja e tij e parë prej kur të njëjtit i është konfirmuar aktakuza për krime të pretenduara të luftës.

Kjo është seanca e parë dëgjimore ndaj tij në të cilën ai do të ketë mundësi të deklarohet rreth pafajësisë apo fajësisë së tij.

Në këtë seancë nuk do të ketë gjykim ose diskutim rreth provave.

Selimi, i cili në kohë ne luftës ka udhëhequr Drejtorinë e Operacioneve, ka udhëtuar për në Hagë më 5 nëntor 2020.

Një ditë më vonë hetuesit e Speciales në bashkëpunim me EULEX-in bastisën shtëpinë e tij në Prishtinë.

Rexhep Selimi ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës në katër legjislatura dhe në mandate ne fundit mbante postin e shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

LEXO EDHE:

Back to top button