Bashkëshortja e komandant “Katanës”, në vizitë të kombëtares kuqezi

Bashkëshortja e komandantit legjendar, Agim Ramadani “Katana”, e ka vizituar kombëtaren e Shqipërisë, para ndeshjes së madhe kundër Republikës Çeke, që do të luhet të enjten, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Shukrije Ramadani e ka bërë një postim në rrjetin social, ”Instagram”, përmes së cilit iu ka uruar suksese “kuqezinjve”.
“Me djemtë e Kombëtares sonë, ju priftë e mbara dhe suksesi”, ka shkruar ajo.
Gjithashtu, ajo e ka publikuar edhe një fotografi tjetër, ku shihet me Mirlind Dakun, i cili e kishte ftuar publikisht muajin e kaluar gruan e “Katanës” për të qenë prezente në ndeshjen e kësaj të enjteje kundër çekëve.
“Me më të mirin e Gjilanit, Mirlind Daku”, ka shkruar tutje ajo.
Daku e ka bërë tatuazh pikërisht komandant “Katanën” dhe ky fakt e bën edhe më të veçantë futbollistin gjilanas për familjen Ramadani. /Express/