Bashkimi në pjesën e dytë siguron fitoren ndaj Rudar Plevlje-s

Lojtarët e Bashkimit regjistruan një fitore bindëse 3-0 kundër ekipit malazez Rudar Plvelje  në një ndeshje miqësore, si pjesë e përgatitjeve për pjesën pranverore të sezonit.

Skuadra nga Kumanova siguroi fitoren me tre gola në pjesën e dytë. Golashënuesit për Bashkimin ishin Anatolij Peterchuk në minutën e 46-të, Luis Ribeiro në minutën e 52-të dhe Resul Memeti në minutën e 65-të të ndeshjes.

Ndërkohë nga skuadra kumanovare konfirmojnë se debutimin e talentit të Akademisë së Bashkimitr, mbrojtësit Lirjon Destanit. Ai është vetëm 17-vjeç, dhe regjistroi paraqitjen e tij të parë me ekipin e parë të FC Bashkimi 1947.

LEXO EDHE:

Back to top button