Bastisje në Gërçec të Sarajit, arrestohet një person

Bastisje në Gërçec të Sarajit, arrestohet një person

Mëngjesin e sotëm, diku rreth orës 06:50 në fshatin Gërçec të Komunës së Sarajit, policia ka privuar nga liria 20 vjeçarin S.O. nga Gërçeci.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e S.O. të kryer me urdhër gjyqësor nga Gjykata Penale-Shkup, janë gjetur dhe konfiskuar një qese me kokainë dhe një matëse digjitale me mbetje të kokainës. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button