Bastisje në Gjevgjeli, arrestohen dy persona

Bastisje në Gjevgjeli, arrestohen dy persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 42 vjeçarin K.P. nga Gjevgjelia dhe 42 vjeçarin M.U. nga fshati Bogorodicë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e K.P. të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar materie pluhur, një peshore digjitale, ndërsa M.U. është hasur gjatë shit-blerjes së drogës.

“Për rastin është njoftuar prokuroi publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, ndërkohë që pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të ngritët parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button