Sonte do të mësohen edhe çerekfinalistët e fundit

Liga e Kampionëve e mbyll sot (e mërkure) fazën e të tetës së finales, derisa këtë të premte do të hidhet shorti në Nion të Zvicrës për çerekfinalet.

Dy ndeshje zhvillohet, për të zbuluar edhe dy çerekfinalistët e fundit, për të mundësuar më pas tërheqjen e plotë.

Derbi i kësaj dite është ai në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit që zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, derisa ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar 5-2 në të mirë të madrilenëve.

Në anën tjetër, Napoli e pret Aintraht Frankfurtin në sfidën e dytë, ndërsa të parën e fituan 2-0 në Gjermani. Që të dy këto ndeshje nisin në ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button