Bastisje në Gjevgjeli, arrestohet një person
Gjatë ditës së sotme rreth orës 06:30 në fshatin Mërzenci të Gjevgjelisë , policia ka privuar nga liria 19 vjeçarin nga fshati Mërzenci. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës, një matëse digjitale dhe disa mjete tjera me mbetje të marijuahëns, derisa në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur një paketim me pluhur të panjohur .
Personi në fjalë është arrestuar nga policia dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.








