Bastisje në Koçan, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Bastisje në Koçan, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (18.12.2024 )rreth orës 20:00 në Koçan, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Punë të Brendshme (DPB) Koçan kanë privuar nga liria B.A (23) nga Koçani.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan marihuanë, një lëndë e bardh, tableta dhe një bluarëse.

“Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB

LEXO EDHE:

Back to top button