BDI: Propozuam ligj që të ketë kufizime të rrepta ndaj politikanëve në “listën e zezë”, por u bllokua nga VMRO dhe VLEN

BDI: Propozuam ligj që të ketë kufizime të rrepta ndaj politikanëve në “listën e zezë”, por u bllokua nga VMRO dhe VLEN

BDI i është përgjigjur akuzave të pushtetit lidhur me zhvillimin e fundit me ish zv.kryeministrin Artan Grubi. Nga BDI thonë se gjithmonë janë angazhuar për llogaridhënie dhe për këtë arsye, gjatë përbërjes së kaluar qeveritare, ministrat e BDI-së kanë propozuar ligj progresiv i cili vendoste kufizime të rrepta ndaj individëve të shpallur në listën e zezë të SHBA-ve. Ky ligj siç thonë nga BDI, ka pasur për qëllim të ndalojë ata individë të marrin pjesë në zgjedhje dhe në proceset e prokurimit publik. Megjithatë, ky propozim ligj akuzojnë se ishte bllokuar në Kuvend nga VMRO-DPMNE dhe VLEN.

“BDI-ja nuk është e përsosur dhe as nuk pretendon të jetë. Ne nxjerrim mësime nga sfidat me të cilat përballemi dhe përpiqemi të përmirësohemi”, thuhet në komunikatën e BDI-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button