Bastisje në Oreshan të Shkupit, arrestohet një person

Bastisje në Oreshan të Shkupit, arrestohet një person

Gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 58 vjeçarin Z.G. nga fshati Oreshan, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale që është e dënueshme në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal.

Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjyqësor në shtëpinë dhe një hapësire ndihmëse, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë dhe municion.

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi për armëmbajtje pa leje.

LEXO EDHE:

Back to top button