Bastisje në Strumicë, arrestohet një person
Bastisje në Strumicë, arrestohet një person

MPB-ja njofton se gjatë ditës së djeshme (01.11.2023) në ora 06:00 në Strumicë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria 19 vjeçarin E.I. nga Strumica.
“Gjatë bastisjes në banesën e tij, e cila është kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës. Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.