Batatina me premion të lartë për të kaluar FC Shkupin

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina është optimist për ndeshjen kthyese ndaj Shkupit. Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka besim të plotë se do t’ia dalin ta përmbysin Shkupin dhe të kalojnë në fazën tjetër.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Forca djelmosha, ju jeni të pazëvendësueshëm. Me ju e sollëm trofeun në Podujevë pas 89 viteve klub, me ju do ta mposhtim Shkupin dhe do kalojmë tutje. Unë besoj në ju që së bashku do ia dalim dhe do të festojmë së bashku më 15 korrik në ‘Fadil Vokrri’”, shkroi Batatina.

E për t’i dhënë motiv lojtarëve, presidenti i Llapit, Beqir Batatina ka vendosur një premi marramendëse nëse kalojnë në fazën tjetër. Batatina tha se do japin plotë 30 mijë euro për çdo lojtarë në sigurojnë kalimin tutje.

“Po, në rast që shkojmë tutje, premia është 30 mijë euro për lojtarë”, tha shkurtimisht presidenti i Llapit.

LEXO EDHE:

Back to top button