Ernest Gjoka me sulm ofenziv ndaj Mura-s

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, skuadra e Shkëndijës , do të zhvillojë 90 minutat kthyese ndaj skuadrës sllovene të Mura-s, në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Ernest Gjoka, bëri vetëm një ndryshim, duke sjell formacion ofenziv, në mënyrë që të befasojë nikoqirët dhe të vazhdojë garat në këtë kompeticion. Shkëndija do të paraqitet në formacionin 4-2-3-1, ndërsa në sulm , së bashku me Besart Ibraimin do të jetë edhe braziliani Da Silva, të ndihmuar nga Qaka dhe Doriev. Zejnullai dhe Alimi do të jenë para mbrojtjes të përbërë nga Murati, Krivak, Bejtullai dhe Paviç. Ndeshjen e parë e vendosi Bebiçanec me penalty, ndërsa Ibraimi nuk shfrytëzoi goditjen nga pika e bardhë.

Ndeshja në mes Mura-s dhe Shkëndijës, do të zhvillohet në stadiumin”Fazaneria” në Murska Sobota, ndërsa do të drejtohet nga arbitri rumun, Marsel Birsan.

LEXO EDHE:

Back to top button