Bateria që zgjat 28 mijë vite me një mbushje


Një kompani amerikane pretendon se është në hapat e fundit të krijimit të një baterie që mund të zgjasë 28 mijë vite me një mbushje. Bateria e saj ka si burim energjie mbetjet bërthamore, por radioaktiviteti i saj mbrohet nga disa shtresa diamanti sintetik, një nga materialet më të fortë në planet. Shkencëtarët theksojnë se kjo bateri mund të përdoret pa problem për makinat apo celularët. “Imagjinoni një botë ku ju nuk e mbushni celularin gjatë gjithë ditës. Tani, imagjinoni sikur të mos keni nevojë për mbushje për një javë ose një muaj. Po sikur të mos e mbushni për dekada të tëra? Me teknologjinë tonë, kjo gjë është plotësisht e mundur”, tha Nil Najker.

LEXO EDHE:

Back to top button