Dueti më i ri i Dua Lipës dhe Angèle e ka një datë publikimi

Dua Lipa ka bashkuar forcat me artisten nga Belgjika, Angèle, për këngën e re “Fever”. Dua publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në fillim të këtij viti.

Vargjet dhe zërat e artisteve ndërthuren midis rreshtave mbi një ritëm joshës, me timbrat e tyre të veçantë që plotësojnë me mjeshtëri tekstin romantik.

“Unë kam temperaturë / Kështu mund të më kontrollosh? Ma vendos dorën në ballë / Më puth në qafë / Kur ti më prek, zemër, unë bëhem e kuqe”-thuhet në refren.

Tashmë, “Fever” e ka një datë publikimi, të cilën Dua e ka bërë të ditur në llogarinë e saj në Inatagram. Ky projekt vjen këtë të premte dhe fansat po e presin me padurim. Pas publikimit të Future Nostalgia, Lipa bashkoi forcat me Blessed Madonna për të krijuar një album unik remix të quajtur Club Future Nostalgia.

Ai përmban remix të reja të këngëve të Future Nostalgia të bëra nga DJ dhe prodhuesit më në zë, duke përfshirë Mark Ronson, Horse Meat Disco, Mr. Fingers etj. Strukturuar si një miks i gjatë DJ, LP paraqiti shembuj të këngëve nga Stevie Nicks, Neneh Cherry dhe Jamiroquai, ndër të tjera.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

 

View this post on Instagram

 

FEVER MV COMING THIS FRIDAY ‼️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

LEXO EDHE:

Back to top button