Policia në Vjenë: Zyrtarisht, një viktimë nga sulmi terrorist
Policia e Vjenës përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se sulmi terrorist në Vjenë ka filluar në rrugën “Seitenstettengasse” rreth orës 20:00. Policia konfirmon se sulmuesit kanë vepruar në gjashtë lokacione të ndryshme. Nga sulmi zyrtarisht ka një person të vdekur si dhe disa të plagosur, përfshi këtu një polic. Policia njofton se njëri prej sulmuesve është qëlluar për vdekje.
Ndryshe, mediumet lokale, jozyrtarisht raportojnë për të paktën 7 të vdekur.
Në lidhje me: Sulm terrorist në Vjenë, raportohet për të vdekur
CONFIRMED at the moment:
*08:00 pm: several shots fired, beginning at Seitenstettengasse
*several suspects armed with rifles
*six different shooting locations
* one deceaced person, several injured (1 officer included)
*1 suspect shot and killed by police officers #0211w— POLIZEI WIEN (@LPDWien) November 2, 2020