Sulm terrorist në Vjenë, raportohet për të vdekur

Policia në Vjenë: Zyrtarisht, një viktimë nga sulmi terrorist


Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi terrorist në Vjenë të Austrisë. Sulmi ka ndodhur afër një sinagoge në kryeqendrën austriake, raportojnë mediumet lokale.

Sipas “Die Presse”, ishin 3 agresorët, njëri prej të cilëve vdiq pasi shpërtheu një brez me eksplozivë. Dy të tjerët janë në arrati.

Ndërkohë, “Nova” raporton se dy të tjerët kanë hyrë në një restorant dhe kanë marrë peng klientët.

“Ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër – ka persona të plagosur – rrini larg vendeve publike dhe transportit publik”, ka thënë policia.

Oskar Deutsch, i cili është në krye në komunitetit të hebrenjve në Vjenë, ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në rrugën ku gjendet sinagoga kryesore e qytetit, mirëpo ende nuk është e qartë nëse ky institucion ka qenë shënjestër, transmeton agjencia e lajmeve, AP.

Agjencia austriake e lajmeve, APA, ka cituar Ministrinë e Brendshme të ketë thënë se një sulmues është vrarë, derisa tjetri është në arrati.

Policia ka thënë se operacioni në qendër të qytetit është duke vazhduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e sakta të incidentit.

Lajmë është në përditësim…

LEXO EDHE:

Back to top button