Situata jo e mirë financiare e Barcelonës ka bërë që Bajern Munihu të përfitojë. Ngërçi me situatën financiare dhe me faktin e regjistrimit të lojtarit në ekipin e parë, ka bërë që Bajern Munihu të shfaqë interes serioz për Gavin.
Sipas gazetës “Sport”, Bajerni ka kontaktuar agjentin e yllit spanjoll, Ivan de la Pena për të marrë informacione rreth mesfushorit. Bavarezët janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë të lartë spanjollit për ta bindur të veshë fanellën e tyre.
Por kjo “betejë” nuk do të jetë e lehtë pasi përveç faktit që Barcelona po përpiqet me të gjitha mundësitë të rinovojë kontratën e Gavit, duhet theksuar gjithashtu se edhe Çellsi është futur në garë seriozisht për yllin spanjoll. Nuk duhet lënë pas as Liverpullin dhe Sitin, të cilët gjithashtu kanë shfaqur interes.








