Bayern-Schalke, formacionet zyrtare

Bayern-Schalke, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 15:30 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i përballjes interesante mes Bayern Munichut dhe Schalkes, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 32 të Bundesligas.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Bayerni e mposhti Werder Bremenin me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Schalke fitoi 3:2 si mysafire kundër Mainzit, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Bayerni zë vendin e parë në tabelë me 65 pikë të arkëtuara, një më shumë se Borussia Dortmundi në vendin e dytë, prandaj fitorja sot do të ishte jetike në garën për titull të “Bavarezëve”.

Në anën tjetër, edhe për Schalken fitorja sot do të ishte tejet e rëndësishme në garën për mbijetesë, pasi që renditet në pozitën e 15 me 30 pikë, dy sosh larg zonës së rrezikut.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Choupo-Moting, Davies, Hernandez, Neuer dhe Stanicic, kurse te Schalke mungojnë Fahrmann, Heekeren, Jenz dhe Kozuki.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-1-4-1): Sommer; Cancelo, De Ligt, Pavard, Mazraoui; Kimmich; Coman, Musiala, Muller, Sane; Gnabry

Schalke (4-2-3-1): Schwolow; Brunner, va nden Berg, Kaminski, Uronen; Latza, Kral; Karaman, Krauss, Bulter; Frey

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button