BBC jehonë liqenit të “qelqtë” të Ohrit, peshkatarët në luftë me nevojën për të shpëtuar koranin

Liqeni i Ohrit qëndron në kufirin midis  Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Një grup varkash të vogla prej druri peshkimi, të pikturuara me ngjyra të theksuara, lëvizin drejt bregut.

Peshkatarët dalin në liqen çdo mëngjes, duke filluar në 4 të mëngjesit, për të kapur troftën e Ohrit – e njohur në brigjet e saj shqiptare si “koran”. Ashtë një specie që ekziston vetëm në këtë liqen dhe është shumë e kërkuar në të gjithë rajonin për shkak të mishit të saj të shijshëm i cili zakonisht piqet në skarë. Ajo ka qenë e njohur këtu që nga koha e mesjetës.

Problemi është pikërisht ky, popullariteti tani po kërcënon ekzistencën e tij. Po të kthehesh pas në vitin 1990, kapja e peshkut në një vit kapte një sasi deri në 120 ton. Nga viti 2012-2018 kjo mesatare u zbrit në një shifër të përafërt me 61 ton në vit.

“Tridhjetë vjet më parë, ne mund të dilnim me rreth pesë grepa dhe të kapnim 30 kg” thotë Roland Bicja, një peshkatar nga Lin, një fshat piktoresk, i mbushur me lule të egra, në anën shqiptare të bregut të liqenit të Ohrit. “Tani, ne vendosim 100 grepa dhe mezi kapim 3 kg”.

Çdo familje këtu ka një histori të gjatë të lidhur me peshkimin, dhe secila shtëpi ka varkën e vet të ankoruar jashtë. Babai dhe gjyshi i Bices ishin të dy peshkatarë dhe ai e përshkruan daljen në liqen çdo mëngjes si një përvojë pothuajse shpirtërore: “Kur jam në varkë, është sikur babai im është akoma atje me mua”, shprehet ai, shkruan abcnews.al.

Por Bicja dhe kolegët e tij e dinë se ata janë në një situatë të pasigurt. Ata duhet të kapin troftën e Ohrit për të ardhurat e tyre, por nëse e kapin shumë, mund të mos mbetet më – dhe nuk do të mbetet asnjë mjet jetese për shumë njerëz që punojnë në liqen.

LEXO EDHE:

Back to top button