BE-ja dënon rezultatet e falsifikuara të referendumeve të Rusisë në territoret e pushtuara ukrainase

BE-ja dënon rezultatet e falsifikuara të referendumeve të Rusisë në territoret e pushtuara ukrainase

Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka reaguar karshi rezultateve të falsifikuara të referendumeve të paligjshme që Rusia ka mbajtur në territoret e pushtuara të Ukrainës.

Ai e ka quajtur shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Kjo është një tjetër shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, mes abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut”, ka shkruar ai në Twitter.

Moska ka mbajtur referendume që janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar në katër rajone ukrainase të pushtuara nga Rusia, në Kherson, Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhia për të justifikuar aneksimin e tyre në Federatën Ruse.

LEXO EDHE:

Back to top button