Pendarovski: “BE-ja, jo e përsosur por e pazëvendësueshme”

Presidenti, Stevo Pendarovski mbetet në qëndrimin se vendit nuk i duhet integrimi në BE, nëse duhet të heq dorë nga identiteti maqedonas. Ai tha se Shkupi është i gatshëm që me Sofjen t’i përballë argumentet rreth historisë së përbashkët, por se e drejta e vetë-përcaktimit asnjëherë nuk do të jetë pjesë e bisedimeve.

Vitin e kaluar në një intervistë thash se nëse çmimi i integrimit në BE është të heqim dorë nga identiteti dhe gjuha maqedonase, nuk ka maqedonas të gjallë që do të pajtohet me atë kusht. Për këtë qëndrim u kritikova nga disa qarqe, që thonin se është gabim dhe se ne duhet të bëjmë gjithçka që të hyjmë në BE, pavarësisht çmimit. Edhe atëherë edhe tani jam i bindur se anëtarësimi në asnjë organizatë ndërkomëbtare nuk është i vlefshëm nëse ju kërkojnë të hiqni dorë nga vetja”-tha Stevo Pendarovski, President.

Pendarovski theksoi rolin korrekt të partive politike shqiptare ndaj çështjeve të identitetit maqedonas, falë të cilit sipas Pendarovskit, vendi ka pasur pozicion të unifikuar para faktorit ndërkombëtar. Ai i hodhi poshtë si të palogjikshme dy kërkesat e opozitës, atë për miratim të rezolutës, me pretendimin se linjat e kuqe janë vulosur nga themelimi i shtetit si dhe kërkesën për takim liderësh, me arsyetimin se institucionet kanë legjitimitet të plotë të negociojnë për gjetjen e kompromisit me Sofjen, për ta zhbllokuar euro-integrimin e vendit, për të cilën sipas tij, vendi nuk ka alternativë.

BE është larg të përkyerës, interesat kombëtare shpesh e paralizojnë, atraktiviteti i modelit të saj dhe fondeve para-aderuese nuk janë në nivelin që kanë qenë para 15 apo 20 viteve, por sërish është instrument i pazëvendësueshëm për demokratizimin dhe me vlerat e saj inspirim për miliona njerëz në botë. Nuk do të pranojmë asnjë variantë rezervë. Do të marrim pjesë në iniciativat rajonale dhe kontinentale, vetëm nëse ato janë komplementare dhe jo zëvendësim për anëtarësimin në Union.”-tha SINKRON- Stevo Pendarovski, President.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button