BE-ja planifikon rritjen e fondeve para aderuese për vendet e Ballkanit, kërkon dhe çrrënjosjen e korrupsionit

BE-ja planifikon rritjen e fondeve para aderuese për vendet e Ballkanit, kërkon dhe çrrënjosjen e korrupsionit

Gazetar: Ardit Ramadani

Bashkimi Evropian do t’ju mundësojë shteteve të Ballkanit Perëndimor që t’i gëzojnë disa nga përfitimet e Unionit, ende pa u anëtarësuar plotësisht. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen prezantoi një plan me katër pika kryesore se si do të realizohet kjo, duke shtuar se nuk mjafton që BE-ja vetëm të presë nga shtetet e Ballkanit t’i kryejnë detyrat për anëtarësim, por është e nevojshme që të ndërmerren masa që këto shtete të afrohen sa më shumë me bashkësinë evropiane.

“Ne jemi të gatshëm të përkrahim Ballkanin Perëndimor me rritjen e fondeve të para-anëtarësimit. Mendoj se kjo duhet patjetër të bëhet. Ka një nevojë urgjente për investime në Ballkanin Perëndimor dhe këto investime do të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe do të lehtësojnë rrugën drejt BE-së. Për këtë arsye, ne duhet t’i rrisim burimet e dedikuara për Ballkanin Perëndimor. Mendoj që ky plan me katër pika është oferta e duhur për Ballkanin Perëndimor në kohëra të vështira”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Von der Leyen megjithatë shtoi se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor do të duhet që të përshpejtojnë me reformat për anëtarësim, në mënyrë që të jenë përfitues të këtyre masave. Ajo përmendi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe gjyqësorit të pavarur.

“Ne duam paraprakisht që të ju ofrojmë shteteve të Bashkimit Evropian disa nga përfitimet e anëtarësimit. Por sigurisht që kjo gjithashtu do të thotë se një pjesë e kushteve për anëtarësim, duhet të kryhen 19:07 disa nga reformat që janë pjesë e procesit negociues, janë çelësi për besimin e investitorëve, vetëm mendojeni ndërtimin e gjyqësorit të pavarur dhe efikas, përforcimin e luftës kundër korrupsionit, apo tregun energjetik”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisitonit Evropian.

Bashkimi Evropian ka shtuar fokusin ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor për shkak të frikës nga ndikimi rus. Von der Leyen shtoi sot invazioni rus në Ukrainë dhe rrjedhimisht kriza, kanë vetëdijesuar BE-në se nuk mjafton vetëm të hapin dyert për anëtarësim, por të ndihmojnë në proces. Zgjerimi i BE-së ka stagnuar me anëtarësimin e Kroacisë një dekadë më herët. Nga Ballkani Perëndimor, Kosova është vendi i vetëm që nuk ka as statusin e shtetit kandidat. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button