BE-ja shton sanksionet ndaj Rusisë

BE-ja shton sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se “sanksionet e përforcuara dhe të zgjatura të BE-së kundër Kremlinit” dërgojnë “një sinjal të fortë për Moskën”.

Detajet e sanksioneve janë ende të paqarta pasi ato ende duhet të postohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Zyrtarët e BE-së kanë kërkuar gjatë gjithë javës të forcojnë paketën e gjerë të sanksioneve ndaj Rusisë duke kërkuar mënyra për të shtuar një ndalim të eksporteve të arit me shpresën se masat më në fund mund të fillojnë të kenë një ndikim vendimtar në luftën në Ukrainë.

Shefi i çështjeve të jashtme të BE-së Josep Borrell tha të hënën se për momentin “gjëja më e rëndësishme është ndalimi i arit rus”, i cili është industria e dytë më e madhe e eksportit të Moskës pas energjisë.

G7 muajin e kaluar u angazhua për një ndalim të arit, duke argumentuar se Rusia ka përdorur arin e saj për të mbështetur rublën pas disa raundeve sanksionimesh që kombet në mbarë botën vendosën ndaj Moskës.

Përveç masave kufizuese, BE vendosi gjithashtu të japë 500 milionë euro për të rritur ndihmën ushtarake për Ukrainën.

LEXO EDHE:

Back to top button