BE, Këshilli miratoi konkluzionet mbi zgjerimin

Fatlume Dervishi

Këshilli i Punëve të Përgjithshme të BE-së miratoi konkluzionet për zgjerimin e Unionit. Edhe pse në to parashikohet që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet këtë vit, përfaqësuesit e BE-së në konferencën e mbajtur menjëherë pas mbledhjet se Këshillit nuk dhanë asnjë datë dhe asnjë detaj nga konkluzionet. Por në draft konkluzionet thuhet:

“Këshilli me padurim e pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt që është e mundur këtë vit sapo të miratohet korniza negociuese nga ana e Këshillit.”- thuhet në Draft-konkluzionet e Këshillit.

Me herët gjatë ditës Kryeministri i sapozgjedhur bullgar Kirill Petkov, pas seancës së parë qeveritare në Sofje, tha se në bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev, janë dakorduar për formimin e shpejtë të grupeve të punës të cilat do të thurin një plan veprimi deri në fillim të muajit të ardhshëm.

“Ata do të strukturoren sa më shpejt që është e mundur dhe shpresojmë se në fillim të janarit do të kemi plan të qartë se cilat do të jenë ata grupe. Do të inkuadrojmë më shumë kulturë, infrastrukturë, ekonomi, si plotësim përskaj historisë. Duhet të bëjmë plan veprimi dhe në fillim të janarit këto grupe të kenë rezultate reale, të japin ide që të ecim përpara me negociatat me një plan më operativ”- pohoi Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Kryeministri Zaev ka telefonuar Petkovin për t’i uruar zgjedhjen e tij kryeministër. Ai thotë se palët janë marrë vesh për intensifikimin e negociatave.

 “Ramë dakord të vazhdojmë të punojmë në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për impuls të ri të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, në emër të të ardhmes së përbashkët evropiane.”- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Shefat e vendeve anëtare do të takohen në datat 16 dhe 17 dhjetor në Samitin e BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button