BE: Kufizime kufitare të përforcuara për vendet joanëtare

Qeveritë e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë sot dakord të forcojnë kufizimet kufitare për udhëtarët që hyjnë në Bllok, përfshirë kërkesën për prova negative të testeve COVID-19 jo më shumë se 72 orë para nisjes.

- Advertisment -

Kjo vlen edhe për udhëtarët, që hyjnë në BE në udhëtime që vlerësohen si të domosdoshme, të tilla si për arsye urgjente familjare ose profesionale.

Udhëtimet jothelbësore tashmë janë kryesisht të ndaluara, megjithëse zbatohen përjashtime për qytetarët e BE-së ose anëtarët e familjeve së tyre.

Për rajonet, ku janë zbuluar variante të reja të COVID-19, vendet anëtare duhet të vendosin kërkesa të detyrueshme karantine dhe testime shtesë pas mbërritjes, përcaktojnë rekomandimet.

LEXO EDHE:

Back to top button