BE pajtohet që ‘vullnetarisht’ të shkurtojnë për 15 % shfrytëzimin e gazit, për të shpëtuar Gjermaninë

BE pajtohet që ‘vullnetarisht’ të shkurtojnë për 15 % shfrytëzimin e gazit, për të shpëtuar Gjermaninë

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian u pajtuan që të ketë shkurtime në shfrytëzim të gazit por hisja e tyre në import të gazit as që i afrohet vet Gjermanisë që po përballet me zemërimin e Putin për mbështetjen e Ukrainës.

Disa shtete e kundërshtuan këtë zhvillim si një barrë e padrejtë ndaj tyre. Rusia së fundmi ka zbritur furnizimin me gaz përmes tubacionit Nord Stream 1 në vetëm 20 % të potencialit. Gazprom ka pretenduar se kjo bëhet për shkaqe të mirëmbajtjes por disa e kanë akuzuar Putin për shantazh.

Rusia para luftës në Ukrainë kishte furnizuar 40 % të gazit në BE, por tani ka shtrënguar presionin ndaj BE’së. Nën këtë presion ministrat e energjisë së BE’së miratuan propozimin e Komisionit Europian që të gjitha shtetet vullnetarisht të shkurtojnë me 15 % shfrytëzimin e gazit nga gushti në mars derisa rreth 12 shtete tashmë po përballen me furnizim të zbritur të gazit nga Rusia.

Disa prej ministrave tentuan ta paraqesin marrëveshjen si dëshmi se Europa po mbahet e bashkuar në ballafaqim me shantazhin rus të energjisë, ku ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha: “Nuk do na përçash”.

Hungaria ishte i vetmi shtet që kundërshtoi marrëveshjen, kanë thënë dy zyrtarë të BE’së. Megjithatë, Greqia, Portugalia, Spanja, Qipro dhe Malta thuhet se ishin kundër shkurtimeve obliguese të konsumit të gazit.

LEXO EDHE:

Back to top button