BE, paralajmërime për varfëri energjetike

Miliona njerëz në Evropë tashmë po vuajnë nga varfëria e energjisë prej çmimeve të larta, paralajmëron Komisari i Punës i BE-së, Nicolas Schmit. Por Brukseli që me Poloninë u përplas për parimin e përparësisë së ligjit të BE -së mbi legjislacionin kombëtar, tek çështja e energjisë thotë se përgjegjëse për marrjen e masave janë qeveritë kombëtare. Përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë, komisioneri evropian paralajmëroi për më shumë varfëri energjetike në kontinentin e vjetër. Zv/zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, kishte deklaruar më herët se ishte e rëndësishme të veprohet në mënyrë të koordinuar në të gjithë Evropën dhe brenda rregullave ekzistuese për tregun e brendshëm të BE. Çmimet e energjisë dhe opsionet afatshkurtra të veprimit do të luajnë gjithashtu rol në samitin e BE javën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button