BE paralajmëron Musk për mbylljen e llogarive të gazetarëve në Twitter

BE paralajmëron Musk për mbylljen e llogarive të gazetarëve në Twitter

Bashkimi Evropian ka kërcënuar pronarin e ri të Twitter, Elon Musk me sanksione pasi profilet e gazetarëve të ndryshëm që mbulonin zhvillimet e kompanisë u mbyllën.

Komisioni Evropian nuk e ka fshehur trishtimin për këtë nismë dhe përmes platformës sociale në fjalë, zëvendës presidentja Vera Jourova e cilësoi episodin “shqetësues” dhe paralajmëroi Musk se masat ndëshkuese në kuadër të ligjit evropian do të aplikohen së shpejti.

Në konferencën e përditshme për shtyp, zëdhënësi i Komisionit, Eric Mamer deklaroi: “Duhet një marrëdhënie e pastër mes platformave dhe përdoruesve, në mënyrë që të mos ketë arbitraritet në vendimet e marra kundër njëri-tjetrit”.

Politikanët dhe mediat kanë kritikuar gjithashtu vendimin e miliarderit. Në mënyrë paradoksale, njeriu më i pasur i planetit bleu rrjetin social Twitter me premtimin se do të ishte “bastion i fjalës së lirë”./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button