Prifti i dehur shkakton kaos në rrugë, përplas disa makina

Prifti i dehur shkakton kaos në rrugë, përplas disa makina

Pesë makina u dëmtuan rëndë nga një person në qytetin e Valencias të Spanjës, kur humbi kontrollin e mjetit të tij nën efektin e alkoolit. Siç raportojnë mediat e huaja, protagonisti i kësaj ngjarjeje është një prift, veprimi i të cilit bie në kundërshtim jo vetëm me fjalën e Zotit por edhe me ligjin.

Ngjarja nuk ka kaluar pa u vënë re nga autoritetet, të cilët pas mbërritjes së tyre, kanë vijuar dhe kontrollin e makinës së tij. Sipas shtypit spanjoll, prifti kërkoi falje duke u përpjekur të justifikohej duke thënë se ishte detyruar të konsumonte verë gjatë shërbimit të falënderimit. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button