2.700 hektarë tokë nën ujë, kryebashkiaku i Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore
2.700 hektarë tokë nën ujë, kryebashkiaku i Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore
Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeverisë.
Gjatë komunikimit me banorët dhe drejtuesit e njësive administrative, Spahia kërkoi vëmendje maksimale, pasi nuk duhet neglizhuar asnjë situatë, aq më tepër në orët e mbrëmjes ku ndërhyrja në terren është më e vështirë:
Rritja e nivelit të ujit po vjen jo vetëm nga reshjet por edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve, që për fat të keq po i kthejnë këto zona ndër më produktivet, në të pabanueshme.
Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk duhet mbajtur peng nga qeveria, pasi kemi afro 2800 Ha të përmbytura dhe mbi 150 shtëpi të rrethuara nga uji, pa llogaritur dëmet në bujqësi e blegtori.
Kjo është përmbytja e dytë në më pak se 1 muaj dhe fatura e rëndë financiare e saj nuk ka pse të paguhet nga banorët e Shkodrës, por shteti duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë”.
Vetë banorët u shprehen se kjo situatë vjen jo vetëm nga reshjet por edhe shkarkimet e HEC-eve.
Banorët
Gjatë orëve të pasdrekës, bashkia Shkodër ka kërkuar nga emergjencat civile 4 mjete + 3 varka të shoqëruara me forca ushtarake, nga të cilat 2 mjete+2 varka në Njësinë Administrative Ana e Malit, Ura e Sagjicës; një mjet dhe një varkë tek Njesia Administrative Dajç, si dhe një mjet në Bahçallëk./tch/