Luftë kundër bandave, vendi ku 2% e popullsisë së rritur janë prapa hekurave

Luftë kundër bandave, vendi ku 2% e popullsisë së rritur janë prapa hekurave

Tetë muaj që kur Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, shpalli një luftë kundër bandave; rreth 2% e popullsisë së personave të rritur ose afërsisht 100,000 njerëz tani janë prapa hekurave.

Sipas Tiziano Breda, një ekspert i Amerikës Qendrore në Grupin e Krizave, kjo politikë anti-bandë “grushti i hekurt” duket se po funksionon, pasi edhe numri i vrasjeve në vend ka rënë, shkruan CNN. 

Ndërkohë Bukele po gëzon famë që shumë liderë mund të ëndërrojnë – me një vlerësim prej 86% në një studim të tetorit, në 12 vende të Amerikës Latine nga CID Gallup – duke e bërë atë udhëheqësin më popullor në rajon pavarësisht shkeljeve të pretenduara të të drejtave.

Përpara goditjes së Bukeles, rreth 70,000 anëtarë aktivë të bandave në të gjithë vendin e bënë “praktikisht të pamundur për politikanët dhe zyrtarët shtetërorë që të shmangin përfshirjen, sipas një raporti të Grupit të Krizave.

LEXO EDHE:

Back to top button