BE përpiqet të koordinojë izolimin e Britanisë së Madhe

Bashkimi Europian po përpiqet të harmonizojë masat e vendosura nga vendet anëtare për të parandaluar ardhjet nga Britania e Madhe pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19, sipas një burim diplomatik evropian.

“Një takim urgjent i Mekanizmit Europian për Reagimin ndaj Krizës (ICPR) i mbledhur sot në mëngjes në Bruksel bëri të mundur identifikimin mundësitë e ndryshme për një rihapje të kufijve në një mënyrë të koordinuar dhe me masa identike”, shtoi i njëjti burim .

“Qëllimi është lejimi i shtetasve të shteteve anëtare, aktualisht në BM, britanikët që banojnë në vendet e BE-së dhe shoferët e kamionëve të bllokuar në BM, që të kthehen në BE, me kusht që t’i nënshtrohen një testi PCR dhe nëse ky del negativ”, shpjegoi diplomat europian.

KE pritet të paraqesë një rekomandim për këtë qëllim sot në mbrëmje ose nesër në mëngjes dhe shtetet anëtare do të duhet të tregojnë nëse i pranojnë këto “kthime të synuara” gjatë një takimi të ambasadorëve të Shteteve Anëtare.

Nga ana tjetër, britanikët nuk do të lejohen deri më 1 janar, data e Brexit, të udhëtojnë në shtetet e BE-së, për shkak të situatës epidemiologjike në vendin e tyre.

Masat e vendosura të dielën janë masa parandaluese urgjente, qëllimi kryesor i të cilave ishte bllokimi i udhëtimit nga BM, shpjegoi përfaqësuesi i një vendi anëtar.

Kohëzgjatja e tyre varion nga 48 orë (Belgjikë, Danimarkë, Francë, Irlandë) deri në dhjetë ditë për Gjermaninë, Finlandën dhe Holandën.

Komiteti i Sigurisë Shëndetësore të BE-së po vlerëson variantin më të fundit të COVID-19, i zbuluar në BM.

LEXO EDHE:

Back to top button