BE propozon ndalimin e duhanpirjes në hapësira të jashtme
BE propozon ndalimin e duhanpirjes në hapësira të jashtme
Bashkimi Europian ka propozuar ndalimin e duhanpirjes dhe përdorimit të cigareve elektronike në hapësira të jashtme si tarracat e restoranteve, parqet e lojërave dhe pishinat, për të mbrojtur shëndetin publik dhe veçanërisht atë të fëmijëve.
Komisioni Evropian synon të krijojë një “brez pa duhan” deri në vitin 2040, duke zgjatur kufizimet aktuale për cigaret tradicionale edhe për pajisjet elektronike dhe produktet e reja të duhanit. Duhani është një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin në BE, duke shkaktuar rreth 700,000 vdekje në vit./DW