Befasi, eliminohet Nadal në Romë

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal u eliminua nga turneu Masters në Romë, pasi që  në çerekfinale, u mund nga Diego Shvarzman, me rezultat 2-0 në sete. Tenisti spanjoll nuk arriti deri te gjysmëfinalja e turneut në Romë edhe pse ishte favorit kryesor për titullin e turneut me dhe.

Në gjysmëfinale, Diego Shvarzman do të përballet me Shapovallovin, i cili me 2-1 në sete mundi bullgarin Grigor Dimitrov. Në gjysmëfinalen tjetër, do të takohen Novak Gjokoviç dhe Kasper Rud nga Norvegjia

LEXO EDHE:

Back to top button