Marrëveshja në Washington, Trump: Kemi ndaluar vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se ai mund të kualifikohet për çmimin Nobel pas arritjes së marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e tij.

Këtë ai e bëri të ditur dje në Fayetteville të Karolinës Veriore, gjatë një tubimi për fushatën e tij parazgjedhore për president të ardhshëm të SHBA-së.

“Për një javë më nominuan për dy Çmime Nobel për Paqe. A mund ta besoni? Shkova në shtëpi dhe i thash Zonjës së Parë: ‘Zonjë e Parë, ndodhi një gjë e mirë sot, u nominova për Çmimin Nobel për Paqe’. Dy ditë më vonë shkova prapë në shtëpi dhe i thash: ‘Zonjë e parë, nuk do ta besosh që sërish u nderova me Çmimin Nobel’ për Kosovën dhe Izraelin. I thash Zonjës së Parë, mos u brengos se ky tregim është për Nobelin e Paqes. Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Po vriten mes vete për shumë vite. U thash, djem, të bashkohemi [kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq]. Po e bënin këtë për qindra vjet nën emra të ndryshëm”, tha presidenti amerikan.

Më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button