Privohen nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 9 vozisnin pa patentë shoferi
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”.
Prej tyre, nëntë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ndërsa dy prej tyre ishin të mitur. Një tjetër shofer ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale, ndërsa një person është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.








