Befasi, Fiorentina mposht Juventusin në Torino

Skuadra e Fiorentinës ka përgatitur befasinë më të madh në Seria A, duke mposhtur në transfertë skuadrën e Juventusit me rezultat 0–3. Fiorentinë shfrytëzoi epërsinë numerike në terren, pasi që skuadra vendase mbeti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Kuadraros në minutën e 18-të.

Para saj, mysafirët shënuan golon e parë përmes Vlahoviqit në minutën e 3-të. Ndërkohë në vazhdim, Aleks Sandro shënoi autogol, duke dyfishuar rezultatin për mysafirët (76′), kurse golin e fitores për Fiorentinan e realizojë Kaseres (81′).

Pas kësaj humbje, Juventusi qëndron në pozitën e katërt me 24 pikë, derisa Fiorentina ngritët në të 15-ten me 14 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button