Atletiko fiton, Simeone shënon një jubile impresiv

Atletiko Madrid dhe Diego Simeone vazhdojnë serinë pozitive në La Liga. Madrilenët së fundit kanë fituar në një fushë të vështirë si ajo e Real Socidead, që kishte ndarë me të për disa javë majën e klasifikimit. Madrilenët e zgjidhën gjithçka në fraksionin e dytë të lojës, kur fillimisht Hermoso e më pas Lorente, mbyllën çdo diskutim me golat e tyre, duke i dhuruar një sukses 2-0 që e kthen të vetëm në vendin e parë Atletikon.

Ndërkaq, largon me humbjen e tretë radhazi baskët nga pozitat kryesuese edhe pse për momentin gjendet në vendin e tretë.

Kjo ishte ifitore historike për Diego Simeonen, pasi ai regjistroi të 300-ën në La Liga me një klub të vetëm, në 499 ndeshje në drejtimin e Atletiko Madrid ku ka krijuar një cikël fitues që shpreson ta kurorëzojë me një tjetër titull kampion.

LEXO EDHE:

Back to top button