Dashur ose padashur, Kate dhe William thyen rregullat anti-Covid

Princi William dhe partnerja e tij Kate Middleton, janë akuzuar se kanë thyer rregullat anti-Covid, pas takimit me Princin Edward dhe familjen e tij në Sandringham.

Çifti mbretërorë bashku me fëmijët e tyre,  Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, kanë takuar xhaxhain e princit, gruan e tij Sophie dhe fëmijët e tyre Lady Louise Windsor dhe James Viscount Severn.

Këto dy familje dolën veçmas për të shëtitur në pyll, pa planifikuar të takoheshin. Megjithatë, ata u takuan dhe biseduan së bashku, duke formuar një grup prej 9 vetash në një kohë që grumbullimet janë të ndaluara.

Ata u përpoqën të ruanin distancën me njëri-tjetrin, por nuk i shpëtuan akuzave. Një person e fotografoi nga larg familjen mbretërore, ndërsa fotoja e tyre po bën tashmë xhiron e rrjetit.

Burime pranë Pallatit Kensington kanë thënë për BBC se Princi William e ka kaluar koronavirusin që në muajin prill.

Ndërkohë The Sun ka mësuar se Duka nuk ka dashur ta bëjë lajmin publik, sepse sipas tij ka pasur gjëra shumë të më rëndësishme që po ndodhnin dhe nuk donte të shqetësonte askënd. Ndërkohë edhe babai i tij, Princi Charles u infektua me Covid-19 në muajin mars dhe deklaroi se e kishte kaluar me simptoma të lehta në shtëpi.

LEXO EDHE:

Back to top button