Befasi, me zero humbje shkarkohet legjenda e Liverpullit

Ish-sulmuesi i Liverpullit, Robi Fauler u transferua gjatë verës në Arabinë Saudite, teksa firmosi për një vit me Al-Qadisija. Pavarësisht se nuk regjistroi asnjë humbje me skuadrën arabe dhe javën e kaluar u shpall trajneri më i mirë i muajit, Fauler është shkarkuar nga detyra!

Edhe pse Al-Qadisija renditet në vendin e dytë në divizionin e dytë të futbollit saudite me një pikë larg kreut që mbahet nga Al Orubah.

“Klubi vlerëson përpjekjet dhe profesionalizmin e trajnerit dhe i uron suksese në karrierën e tij profesionale”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.

Fauler kaloi vitet më të bukura të karrierës si futbollist të Liverpuli. Ai mban vendin e tetë në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Premier Ligës me 163 gola. Gjatë karrierës së tij, Fauler veshi 26 herë fanellën e kombëtares angleze, duke shënuar në total 7 gola. Ndërkohë që si trajner ka punuar më parë në Tajlandë, Australi dhe Indi.

LEXO EDHE:

Back to top button