Një juventin niset drejt Granadës së Myrto Uzunit

Myrto Uzuni ndihmoi Granadën të rikthehej në La Liga me 23 golat e realizuar sezonin e kaluar, ndërkohë që deri tani numëron 3 realizime në elitën e futbollit spanjoll.

Granada renditet në vendin e parafundit pas javës së dhjetë në kampionat, ndërkohë që në pozitat drejtuese të klubit është bërë një ndryshim. Niko Rodriguez ka rënë dakord me presidencën për të ndërprerë bashkëpunimin, duke u larguar nga posti i drejtorit sportive, të cilin e mbante që në qershorin e vitit 2022.

Sipas raportimeve të “AS”, vendin e Rodriguezit, pritet ta marrë Mateo Tognozzi, aktualisht kreu i skautëve të Juventusit në Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button