Befasi, Objektivi i Real Madridit arrin marrëveshje me Bajernin

Karlo Ançeloti pritet të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, dhe në vend të tij duhet të vijë Çabi Alonso. Nëse kjo ndodh, “Los Blankos” do të bëhen në mënyrë të pashmangshme një nga favoritët për të nënshkruar me Florian Virtz, i cili pritet të largohet nga Bayer Leverkusen gjatë afatit kalimtar të verës.
Alonso dhe Virtz kanë punuar shumë mirë së bashku gjatë dy sezone e gjysmë, por nuk është e sigurt nëse ata do ta vazhdojnë marrëdhënien e tyre lojtar-trajner te Real Madridi, duke pasur parasysh se ky i fundit mund të shkojë diku tjetër.
Virtz thuhet se është shumë i etur për një transferim te Real Madridi , por ai është gjithashtu i hapur për t’u bashkuar me Bajern Munih.
Sipas gazetarit Santi Aouna nga Footmercato, Virtz ka rënë dakord për kushtet personale me kampionët e Bundesligës që së shpejti do të shpallen përsëri kampionë të këtij sezoni. Por ende ka një shans që Real Madridi ta nënshkruajë atë, pasi një marrëveshje nuk është arritur ende midis dy klubeve të Bundesligës.