Ndërkohë që shporta konsumatore është rritë për gati tri rroga minimale – Sot përfundoi edhe kufizimi i marzhës, i cili as që është vërejtur!

Ndërkohë që shporta konsumatore është rritë për gati tri rroga minimale – Sot përfundoi edhe kufizimi i marzhës, i cili as që është vërejtur!

Gazetar: Angell Dimovski

Përfundoi masa qeveritare për kufizimin e marzhave.

Qytetarët thonë se nuk kanë ndjerë asnjë ulje të çmimeve, duke shtuar se janë katandisur në “derexhe” lypsarësh dhe kanë frikë se shitësit me pakicë do t’i rrisin përsëri çmimet e produkteve, shkruan Alsat.

“Ata thonë se do t’i ulin, por në realitet nuk po i ulin, pavarësisht se sa kohë presim, ato prapë nuk janë ulur”, tha një qytetar.

“Jo, nuk kursej, pensioni që kam marrë dy vjet më parë, mendoj se vlera e tij tani është ulur për një të tretën ose më shumë”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Të larta për ne, me të ardhura të ulëta”, theksoi një qytetar.

“Nuk mund të kursej asgjë, 18,000 denarë pension për tetë anëtarë, ku është parë kjo. Gjithçka është bërë më shtrenjtë, në Bit Pazar speci është bërë 200 denarë, domatet 150, nuk ka asgjë në këtë vend, çdo i dyti vjedh”, u shpreh një qytetar.

“Çmimet rriten çdo ditë, ndryshojnë automatikisht, ndonjëherë 200 denarë specat djegës, ndonjëherë 250, ndonjëherë me shumicë, ndonjëherë kështu, më e lirë është kjo barishte, sallatat, qepët dhe disa gjëra të tjera janë më lirë”, theksoi një qytetar.

Nga LSDM-ja thonë se masa e qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve ishte e pasuksesshme dhe se qytetarët jetojnë më keq se më parë, me paga më të ulëta në rajon dhe çmime më të larta të produkteve.

“Kriza ekonomike godet gjithnjë e më shumë xhepat e qytetarëve, ndërsa qeveria e udhëhequr nga VMRO DPMNE jo vetëm që nuk ka arritur ta stabilizojë situatën, por e ka përkeqësuar atë me një sërë masash joefektive dhe të vonuara. Në vend të një zgjidhjeje sistemike për të parandaluar tronditjet e çmimeve, kemi marrë truke marketingu dhe lëvizje të përkohshme që nuk kanë efekt real. Qytetarët sot jetojnë më keq se në çdo kohë në dekadën e fundit. Maqedonia e Veriut ka pagat më të ulëta në rajon, ndërsa në të njëjtën kohë paguan disa nga çmimet më të larta. Qeveria nuk ka strategji, nuk ka vizion, nuk ka plan. Në vend të politikave thelbësore, po dëshmojmë deklarata deklarative dhe akuza ndaj opozitës”, thonë nga LSDM.

Ndërsa qëndrimi i autoriteteve është se nëse çmimet rriten përsëri, do të pasojnë masa të reja. Ndërkohë, pasi të kalojë në Këshillin Socio-Ekonomik, Qeveria pritet ta publikojë shportën e konsumit. Ndërsa, përllogaritja e fundit nga Sindikatat për Shportën Minimale Sindikale tregon se vlera e shpenzimeve të jetesës për muajin prill, krahasuar me marsin, është rritur për 836 denarë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button