Rreth 200 të punësuar në gjyqësor prej nesër mbeten pa marrëveshje pune
Rreth 200 të punësuar në gjyqësor prej nesër mbeten pa marrëveshje pune

Gazetare: Ajnur Bafqari
Rreth 200 të punësuar në gjyqësor prej nesër mbeten pa marrëveshje pune, pasi Ministria e Financave nuk ua ka vazhduar ato, kjo sipas kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski është një prej problemeve me të cilat ballafaqohet gjyqësori, për çfarë edhe kërkojnë pavarësi, shkruan Alsat.
Kambovski thotë se përveç mos vazhdimit të kontratave, nuk ka as shpallje të reja, ndërsa gjyqësori po ballafaqohet me mungesa të kuadrit. Kambovski kërkon pavarësi financiare në pajtueshmëri me ligjin, duke nënvizuar se nuk mund të flitet për pavarësi në gjyqësor, nëse ai varet nga ndonjëri nga pushtetet tjera.
“Duhet të ndryshohet mënyra në të cilën bëhen reformat, të ndryshohet matrica e të menduarit dhe përfundimisht gjyqësori ta fitojë pavarësinë financiare që na përket në pajtueshmëri me ligjin, sepse nuk mund të flasim për pavarësi në gjyqësor, nëse ai gjyqësor është I varur nga ndonjërin prej pushteteve tjera. Gjykatat nuk janë vetëm ndërtesa të cilat ekzistojnë, ndërtesat duhet të jenë të pajisura, aty punojnë gjykatës, punon personel. Ndërsa për momentin ballafaqohemi me mungesë katastrofike të kuadrit dhe gjykatësit, ata që janë, bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme të jenë efikas”, u shpreh Alekandar Kambovki, Kryetar i Këshillit Gjyqësor./ Alsat.mk