Befasi, Vllaznia shkarkon trajnerin Qatip Osmanin dhe ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka

Qatip Osmani nuk është më trajneri i klubit të Vllaznisë në Shqipëri, vendimi është konfirmuar nga vet klubi shqiptarë përmes rrjeteve sociale. Edhe pse arriti të siguronte fitore të njëpasnjëshme, me ardhjen e tij në krye të pankinës, së “Kuqebluve”, të Vllaznisë, aventura e Qatip Osmanit dhe Bashkim Livorekës mbaroi në pikën më të nxehtë të sezonit, me bordin e shkodranëve, që nuk arriti ta “kapërdijë” eleminimin, nga Egnatia, në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Për tifozët gjithçka u konfirmua, nëpërmjet një njoftimi në profilin zyrtar të klubit 105-vjeçar, të cilët tregojnë në rrjetet sociale se palët kanë mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin, teksa së bashku me teknikun, Qatip Osmani është larguar dhe ndihmësi i tij Bashkim Livoreka.

“KF Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportdashës se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me professor Qatip Osmanin dhe poashtu edhe me zëvëndëstrajnerin Bashkim Livoreka. Klubi i falenderon për të gjithë kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tyre të mëtejshme,” thuhet në komunikatën e Vllaznisë në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button