Strumica, kampion i Maqedonisë së Veriut për herë të 11-të

Skuadra e Strumicës nuk lejoi që t’i ik titulli kampion, duke mundur skuadrën e Shtipit me rezultat 3-1 në ndeshjet e fituara dhe duke shijuar trofeun e kampionit të Maqedonisë për herë të 11-të.

Titulli kampion u verifikua në fushën e kundërshtarit, në Shtip. Strumica udhëtoi atje me epërsi 2-1 në ndeshjet e fituara. Mysafirët e nisën më mirë takimin duke fituar dy setet e para me rezultat 25-15 dhe 25-21, duke avancuar me 2-0 në sete.

Mirëpo vendasit me një kthesë të madhe fituan setin e tretë me rezultat 25-21. Megjithatë, nuk arritën të bëjnë një kthesë të plotë, Strumica ishte më e mirë në setin e katërt, duke e fituar me 25-17 dhe vulosi fitoren me 3-1. Skuadra e Shtipi mund të kënaqet me sezonin, pasi që ka fituar trofeun e Kuës së Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button