Befason Ferrari , sjell një “hundë fleksibile”

Ferrari ka tërhequr vëmendjen e gjithë fotografëve në provat e fundit në Bahrein. Ajo çfarë bie në sy është pjesa e përparme e bolidit apo sic e quajnë ekspertët “hunda”, ku tek bolidi i Ferrarit ishte më ndryshe.

Në bolidin të cilin po e ngiste Alonso, kur kishte rezistencë të madhe të ajrit në pjesën e përparme krijohej një grope.  Kjo zhdukej si me magji kur Ferrari frenonte në kthesë.

Pra, pse kjo shtypje misterioze? Një pjesë e harruar gjatë montimit të “hundës”, apo thjesht kursim peshe. Sidoqoftë, menjëherë FIA është duke hetuar për sic e quajnë ata “hundë fleksibël”.

LEXO EDHE:

Back to top button