Befason Juta Xhaz, bëhet ekipi me më shumë fitore

Skuadra e Juta Xhazit vijon të befasojë në NBA, duke regjistruar suksesin e 19-të dhe duke u bërë kështu ekipi me më shumë fitore këtë sezon. Juta Xhaz mundi Indianën në transfertë me rezultat 103-95, ku u dallua Mitçell me 27 pikë dhe 11 asiste. Ndërkohë humbet ekipi I Los Anxhelos Klipers, që në fushën e tij u mund 113-110 nga Sakramento, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Për miqtë shkëlqeu Foks, autor i 36 pikëve.

Fiton edhe Miami, që mundi 109-103 Nju Jorkun, sfidë ku diferencën e bëri kolektiviteti i ekipit nga Florida (6 lojtarë realizuan mbi 12 pikë). Pa probleme fitoi Feniksi, që mundi 100-91 Bostonin.

NBA – Rezultatet:

Sharlot – Uashington, 119-97

Indiana – Juta Xhaz, 95-103

Nju Jork – Miami, 103-109

Feniks – Boston, 100-91

L.A.Klipers – Sakramento, 110-113

LEXO EDHE:

Back to top button