Nis Botërori i skive në Kortina të Italisë

Në Kortina të Italisë ka nisur zyrtarisht edicioni 46-të i botërorit të skive, eventi më i rëndësishëm sezonal i sportit të dëborës. Ky event ishte në dyshim të madh për shkak të pandemisë, por organizatorët vendosën që gjithçka të zhvillohej sipas programit. Natyrisht që garat zhvillohen pa praninë e tifzëve. Mbrëmjen e së dielës u zhvillua ceremonia e hapjes, e reduktuar dhe me pak sportistë pjesëmarrës.

 

“Ky është një botëror i sakrificës, i dëshiruar nga të gjithë sportistët, që duan të luftojnë këtë pandemi”, tha Xhianfranko Kasper, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Skive.

Garat zhvillohen nën masa të rrepta, duke zbatuar protokollin shëndetësor dhe do të kryhen teste çdo 5 ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button